Flash News

E-TJERA

"Tenderat janë në duart e krimit"/ Petro Koçi mbërrin në SPAK. A do flasë me emra para prokurorëve?

"Tenderat janë në duart e krimit"/ Petro Koçi

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Petro Koçi ka mbërritur para pak minutash në godinën e SPAK-ut për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me denoncimin e bërë disa ditë më parë për tenderat e Bashkisë së Fierit.

Më 16 Korrik, Petro Koçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë në qytetin e Fierit lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike.

Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, duke theksuar se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës kanë legalizuar subjekete biznesi që fitojnë tendera publikë. Sipas deputetit socialist, këtë ata e realizojnë nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar ose pronarët e subjekeve të biznesit.

Pas këtij denoncimi, SPAK hapi çështjen dhe sot ka thirrur për të dëshmuar vetë autorin e asaj deklarate. Për mediat, Petro Koçi ka qenë i rezervuar për të treguar emra konkret se për kë e ka patur fjalën te denoncimi i tij. Nuk dihet nëse, deputeti socialist do i tregoj emrat sot para prokurorëve të SPAK-ut.

Të fundit