Flash News

E-TJERA

Tenderat për maskat dhe ushqimet, SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën; çfarë rezultoi nga hetimet

Tenderat për maskat dhe ushqimet, SPAK merr në pyetje Olta

Ministria e Mbrojtjes është vënë nën hetim nga SPAK, lidhur me dy tendera për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet.

Sipas ‘News 24’, Xhaçka është marrë në pyetje lidhur me një tender që ka të bëjë pikërisht me blerjen e 300 mijë maskave mbrojtëse për Forcat e Ushtrisë të cilat u angazhuan dhe patrullonin në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm, gjatë kohës që Shqipëria ishte në karantinë.

Sipas tenderit të firmosur nga Xhaçka rezulton se atë kohë Ministria e Mbrojtjes kishte porositur të paktën 300 mijë maska, por më pas për arsye ende të paqarta dhe që po hetohen nga SPAK ky tender është rinegociuar dhe numri i maskave është ulur në 100 mijë të tilla. Për këtë arsye SPAK ka dyshime se përmes këtij tenderi mund të jenë kryer shkelje të barazisë në tendera apo mund të ketë dhe vepra të tjera penale

Për këtë arsye, SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera.

Sa i përket tenderit për ushqimet, po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.

Kujtojmë se më herët ka qenë Partia Demokratike që ka denoncuar, duke  akuzuar qeverinë se duke shfrytëzuar procedurat e emergjencës i ka dhënë furnizimin me ushqime, me tender të paracaktuar dhe pa garë, kompanisë Eurovia, filial i një kompanie verio-maqedone.

Asokohe, pati dyshime se 6 ditë përpara hapjes së garës kompania Eurovia shtoi në aktivitetet e saj tregtimin e produkteve ushqimore.

Të fundit