Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Tenderat që çuan në burg zyrtarë qendrorë e lokalë”, DW: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm”

Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionimit të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmëve” dhe të korruptuarve në nivele të larta.
Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri, arrestoi 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes "shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.”
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të arrestuar fundjavën e kaluar (10.07) nga SPAK për "shkelje të barazisë” në tenderin për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave të Policisë së Shtetit dhe "favorizim të kompanisë” që fitoi këtë tender me një vlerë prej rreth 28 milion dollarë . Sipas të dhënave zyrtare të arrestuarit kanë kryer veprime të paligjshme si ndryshimin e çmimit dhe i sasisë së uniformave të policisë, prej së cilës ata kanë patur një përfitim abuziv prej 10 milion dollarësh.
Një javë më parë, Fatos Tushe, Kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës, dhe tetë zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, u arrestuan po nga SPAK-u me të njëjtën akuzë: "shkelje të barazisë në tender” të shoqëruar me akuzat për "shpërdorim detyre, tjetërsim fondesh publike, falsifikim dokumentesh” në një tender rreth 24 milion dollarësh për reabilitimin e një ujësjellësi.
Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në një deklaratë publike se "ky është vetëm fillimi”duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si "cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.
Historia e dy tenderave, që çoi në burg zyrtarë në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsionin në nivel të lartë në Shqipëri.
Çfarë e prodhon korrupsionin në Shqipëri?
Në Indeksin Global të Transparency International për Korrupsionin në Botë 2020 , Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në Indeksin Global 2020, të "World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 pozicionesh në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsionit.
Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, me seli në Tiranë, thotë për DW se ”toka pjellore” për korrupsionin është mungesa e një sistemi të parandalimit dhe kontrollit anti-korrupsion.
"Zyrtarët e lartë, deri tani, kanë mbetur të paprekshëm. Sistemi vertikal i korrupsionit në nivelet e larta në Tiranë shërben si model referimi edhe në nivelet lokale dhe administrative. Kemi korrupsion politik dhe zëvendësim të sistemit të meritës me atë të klientelës politike,” thotë Krasniqi për DW.
Ai argumenton që si në qeverisjet e Partisë Demokratike (PD) ashtu edhe në ato të Partisë Socialite (PS), që ka fituar mandatin e tretë qeverisës, ka funksionuar dhe funksioni një sistem abuziv emërimesh politike dhe klienteliste dhe jo një system emërimesh profesionistësh, në bazë meritash. Sistemi i emërimeve politike dhe klienteliste shtrihet nga drejtorët e kadastrave, doganave , shërbimeve postare dhe të enteve të tjera shtetërore deri tek zyrtarët e mesëm të administratës publike, gjë që ka krijuar edhe shtresën e biznesmenëve të lidhur me pushtetin.
"Ka lidhje të forta dhe të thella korruptive dhe kriminale midis politikës, zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve informale shpesh me burime kriminale,” thotë Krasniqi për DW.
Pritshmëri të mëdha nga drejtësia e re
Arrestimi i 18 zyrtarëve tregon përpjekjet e drejtësisë së re për t'i këputur këto lidhje dhe pritshmëritë e publikut që kjo të ndodhë janë të mëdha. Derisa drejtësia e re të ndëshkojë të ashtuquajturit "peshq të mëdhenj” mbetet për t'u fituar besimi i publikut ndaj saj.
"Shqipëria ka pasur dhe ka ministra, deputetë dhe zyrtarë shumë më të lartë që kanë kryer akte korruptive dhe shkelje ligjore shumë herë më të mëdha sesa vepra penale e kryebashkiakut të Lushnjës apo e zyrtarëve në Ministrisë së Brendshme, të sapoarrestuar. SPAK-u deri tani nuk ka shkuar ende tek dosjet VIP, të cilat janë baza kryesore e korrupsionit. Nuk janë zyrtarët dhe nëpunësit e nivelit të ulët ata që kanë fuqi vendim-marrëse. Ata urdhërohen dhe firmosin vendimet e marra nga shefat e lartë politikë dhe administrativë. Dita kur SPAK-u të hetojë dhe të merret me nivelet e larta që drejtojnë sistemin korruptiv në dogana, kadastra, energjetike, privatizime apo miratimin e akteve ligjore të porositura etj, do jetë dita e parë e rikthimit të besimit të publikut tek drejtësia e re,” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.
Drejtësia e re – forca për fundin e pandëshkueshmërisë
Shpresat tek drejtesia e re janë të mëdha. Arrestimi i 18 zyrtarëve shihet si sinjal që u përgjigjet këtyre shpresave dhe domosdoshmërisë për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë ligjore ndaj "të paprekshmëve” të djeshëm dhe të sotëm të korruptuar.
"Besoj që "ora e mbrame" e ndëshkueshmërisë ligjore tanimë ka mbërritur. Arrestimet, rihapja e dosjes së tragjedisë në Gërdec dhe dosjeve të tjera që kanë tronditur shoqërinë shqiptare në 30 vitet e fundit, kanë ndezur dritën e shpresës dhe po zgjojnë besim për mbylljen e "epokes së tranzicionit pa ndëshkime," thotë për DW Aleksandër Çipa.
Ai thekson që "krimet e mbetura pa ndëshkim në periudhat e qeverive kleptokrate, po hetohen dhe po rishfletohen dosjet e tyre.”
"Tani kemi një brez të ri juristësh, hetuesish, prokurorësh dhe gjyqtarësh qe janë pjesë e drejtësisë së re. Rrol parësor nxitës kanë indiciet dhe mbështetja aktive e faktorit nderkombëtar. Pandëshkueshmërisë tashmë i janë vendosur porta te fuqishme, të rënda dhe të mëdha që po mbyllin brenda tyre aktorë dhe protagonistë të korrupsionit të akumuluar në tri dekadat e fundit. Parashikoj që në vjeshtën e këtij viti, në Shqiperi do të kemi procese të bujshme ndaj përfaqësuesve të rëndësishëm të qeverisjeve të kaluara dhe qeverisjes aktuale dhe të aferave më të përfolura në jeten dhe zërin publik të shoqerise” thotë për DW Aleksandër Çipa.
Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, mendon se "arrestimet do të vazhdojnë, nuk do të jenë thjesht një shi vere. Ka shenja se po vjen fundi i të fortëve, të korruptuar në nivele të larta.”
Por për këte drejtësisë së re i duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe me vendosmëri.
"Ka akuza të forta të palëve për vjedhje thesari, votash, tenderësh me miliarda për rrugë, ndërtime, koncesione, porte e aeroporte. Pas tyre nuk qëndrojnë drejtorë, as kryetarë bashkish. Publiku kërkon ndëshkimet e mëdha dhe SHBA ka pjesën e vet të ngritjes së pritshmërive, me shpalljen non-grata të emrave kyçe të politikës. Ama, pas bllokimit të udhëtimit, asgjë nuk ka ndodhur me ta. Shqiptarët kërkojnë që premtimet e SPAK-ut, pritshmëritë që ngriti për drejtësinë me emra konkretë Departamenti Amerikan i Shtetit të bëhen realitet. Me emra të mëdhenj të maxhorancës e të opozitës.” thotë për DW Edlira Gjoni.
Publiku, i etur për drejtësi dhe ꞔbllokim të zhvillimit nga korrupsioni i jep mbështetjen e vet të fuqishme drejtësisë. Sipas sondazhit të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, 91% e shqiptarëve mbështesin drejtësinë e re.
"Shqipëria po hyn në një fazë të re kur nevoja për drejtësi dhe për akte kundër korrupsionit ka mbështetje të gjerë publike. Deri tani drejtësia e re po funksionon si presion e paralajmërim për zyrtarët e korruptuar, me mesazhin se koha e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38