Flash News

E-TJERA

Tenderët e naftës gjithmonë i fiton Kastrati: nga bashkitë e vogla, deri te Posta Shqiptare

nga Voxnews.al

Posta Shqiptare, Bashkia e Shijakut dhe ajo e Pogradecit janë institucione që i zhvillojnë tenderat me një konkurrent.
Procedura e bashkisë së Shijakut e cila mban numrin e referencës REF-16742-12-30-2021, me qëllim blerje karburanti, ka fondin limit 8.000.000 lekë të reja, ose 80 milionë lekë të vjetra.

Kur bëhet fjalë tek blerja e karburanteve, fituesi dhe konkurrenti i vetëm është kompania “Kastrati” sh.p.k.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e Bashkisë Shijak, ku “Kastrati” sh.p.k është e vetmja kompani që ka marrë pjesë në garë dhe që është shpallur fituese automatikisht.

 

Tenderët e naftës gjithmonë i fiton Kastrati: nga bashkitë eTenderët e naftës gjithmonë i fiton Kastrati: nga bashkitë eTenderët e naftës gjithmonë i fiton Kastrati: nga bashkitë e

 

Bashkia Shijak nuk është e vetmja edhe ajo e Pogradecit në vitin 2019 ka ndjekur të njëjtën procedurë si e Shijakut vetëm një konkurrent dhe “Kastrati” ka fituar 6.2 000.000 lekë të reja.

Por bashkitë nuk janë të vetme institucione. Edhe Posta Shqiptare ashtu si bashkitë e Shijakut dhe Pogradecit , fitues të tenderit për blerje karburanti ka nxjerr “Kastrati” Sh.p.k si e vetmja kompani në garë.

Të treja këto procedura publike janë zhvilluar pa garë, dhe “Open Data” i ka vendosur flamurin e kuq me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës. Duke qenë se procedurat me një konkurrent hedhin dyshime që fituesi është i përcaktuar.

*Ky artikull është ekskluziv i Vox News. Botohet me leje. 

Të fundit