Flash News

E-TJERA

Tenderi i uniformave rë policisë, Apeli lë në fuqi masat për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Tenderi i uniformave rë policisë, Apeli lë në fuqi masat

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e shkallës së parë për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme , për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020.

Gjykata ka caktuar ‘arrest në shtëpi’ vetëm për Anisa Bogdanin, ndërsa "arrest në burg" për Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demnerin, Mariglen Buzalin, Gëzim Mingajn, Edlira Naqellarin, Flutura Çekrezin, Ani Omurin e Kleivis Hasanin.

Në 10 korrik u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

 

Të fundit