Flash News

E-TJERA

Tenderi i uniformave të policisë/ GJKKO pranon hetimet e SPAK, cakton datën e seancës

Tenderi i uniformave të policisë/ GJKKO pranon hetimet e SPAK, cakton

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka çuar për rigjykim çështjen e tenderit për uniformat e policisë. Seanca e parë do të mbahet më 26 nëntor në orën 12.00 dhe do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Rreth një muaj më parë SPAK  mbylli hetimet çoi në gjykatë  10 zyrtarë dhe ish-zyrtare të përfshirë në skandalin e tenderit për uniformat e policisë. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Personat që janë çuar për gjykim janë: Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, A.M., Ani Omuri, Fatmir Demneri, Kleviz Hasani, Kreshnik Bejkaj, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Por në 10 nëntor, Gjykata e Lartë ka prishur dhe ka kthyer për rigjykim vendimin e Apelit. Vendimi i Gjykatës së Lartë përfshin 7 prej tyre, mes të cilëve edhe Edlira Naqellarin, dhe 1 tjetër në arrest shtëpie.

Zyrtarët e ish-zyrtarët e përfshirë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar subjektin që e fitoi tenderin. Kujtojmë që tenderi u fitua nga kompania “D&E” sh.p.k., e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara.

Për hetimin e këtij tenderi me vlerë rreth 2.8 miliardë lekë kanë bashkëpunuar punonjës të Ministrisë së Brendshme, të cilët refuzuan të firmosnin.

Procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH u zhvillua më 11 qershor 2020.

 

Të fundit