All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tenderi i uniformave të policisë/ Gjykata e Lartë rrëzon Apelin, kthen çështjen për rigjykim

All - Paragraf - 1

Tenderi i uniformave të policisë/ Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit të Posaçëm për çështjen e tenderit të uniformave të policisë. GJL ka kthyer çështjen për rigjykim.

All - Paragraf - 3

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar "arrest me burg" për 8 zyrtarët e ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe një masë "arrest shtëpie".

Gjykata ka caktuar "arrest shtëpie" vetëm për Anisa Bogdanin, ndërsa "arrest me burg" për Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demnerin, Mariglen Buzalin, Gëzim Mingajn, Edlira Naqellarin, Flutura Çekrezin, Ani Omurin e Kleivis Hasanin.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Në korrik të 2019-ës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi një tender me vlerë 23 milionë euro, për uniformat e policisë deri në vitin 2023 dhe fituesi u shpall në prill 2020.

Në 10 korrik të këtij viti u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.

Të fundit