Flash News

E-TJERA

Tenderi i ushqimeve në pandemi/ GJKKO rrëzon hetimet e SPAK-ut, shpall moskompetencë për çështjen e tre zyrtarëve

Tenderi i ushqimeve në pandemi/ GJKKO rrëzon hetimet e SPAK-ut, shpall
Foto ilustruese

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar hetimin e SPAK-ut për tenderin e ushqimeve, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes në kohën e pandemisë, mars të vitit të kaluar.

SPAK mori të pandehur shtetasit, Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj, të cilët janë kryetari dhe dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. GJKKO ka shpallur mos kompetencë akuzën e "shpërdorimit të detyrës" nga ana e zyrtarëve të Ministrisë duke theksuar se kjo çështje duhet të verifikohet nga Prokuroria e Tiranës.

Gjatë hetimeve në pyetje u mor edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila në atë kohë drejtonte MM, organi i akuzës nuk gjeti prova kundër saj. Për perosnat e tjerë të përfshirë në hetim, si administratori i kompanisë që fitoi tenderin, SPAK ka kërkuar pushimin e hetimit. 

Në prill të 2020-ës, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, tenderi i ushqimeve është aferë korruptive dhe se kompania është përzgjedhur pa garë.

Të fundit