Flash News

E-TJERA

Tension e përleshje para kryeministrisë, protestuesit shpërndahen nga FNSH, përdor gaz lotjsellës

Tension e përleshje para kryeministrisë, protestuesit shpërndahen

Është shoqëruar me tension dhe përplasje protesta e organizuar fillimisht te Ministria e Brendshme dhe më pas e zhvendosur te kryeministria, një ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Që prej orës 16.00, qindra qytetarë kanë dalë në protestë, ku  njëzëri kanë kërkuar drejtësi për Klodianin dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Megjithatë, në fillim të protestës u shfaq reperi i njohur Stresi, i cili bënte thirrje vazhdimisht për të vënë drejtësi dhe për të larguar ministrin e Brendshëm.

Pas përleshjeve te ministria dhe lëndimit të një gazetari, vetë këngëtarit Arkimed Lushaj ose Stresi, një polici dhe protestuesi, situata është përshkallëzuar më vonë edhe të godina e kryeministrisë.

Turma fillimisht është vendosur pa u penguar nga ana e policisë në shkallët e kryeministrisë. Pasi protestuesit i vunë flakën bredhit të Vitit të Ri dhe më pas e rrëzuan pas disa tentativash, turma ka qëlluar me sende të forta edhe në dyert e godinës.

Gjatë momenteve të tensionit kanë ndërhyrë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, e cila ka shpërndarë turmën me spraj lotsjellës.

Megjithatë, turma nuk është tërhequr dhe gjatë gjithë kohës hidhet gurë dhe sende të forta në drejtim të ekipit të FNSH të pozicionuar në hyrje të kryeministrisë.

Protesta më vonë është shpërndarë sërish, por kësaj here përmes një bombola gazi lotsjellës nga taraca e kryeministrisë duke bërë që forcat speciale të marrin situatën nën kontroll dhe duke rivendosur kordonin.

Deri tani, nga protesta raportohet se janë lënduar nëntë efektivë, pesë prej tyre te kryeministria të cilët po marrin trajtim në spital.   

Të fundit