Flash News

E-TJERA

Video/ Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përplasen me Gardën, ka përplasje fizike

Video/ Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputet të opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Tensionet janë krijuar për shkak se punonjës të gardës të pozicionuar në hyrje të godinës së Kuvendit nuk i lejojnë të marrin pjesë në seancë deputetët demokratë, të cilët janë përjashtuar.

Video/ Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës

Hape rrugën, është parlamenti i shqiptareve. Nuk është parlamenti i pushtetarëve këtu”, dëgjohen deputetët opozitarë. Sakaq, deputeti Asllan Dogjani ka reaguar edhe më ashpër, duke shtyrë fizikisht punonjësit e Gardës.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi janë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.



 

 

Të fundit