Flash News


E-TJERA

Tension në KZAZ nr. 31 në Tiranë, pezullohet numërimi i votave pas përplasjeve

Tension në KZAZ nr. 31 në Tiranë, pezullohet numërimi i

Tensionet kanë përfshirë KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, ku policia është detyruar të ndërhyjë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit. Ndërhyrja është bërë pas një kërkese të kryetarit të KZAZ-së, i cili ka pretenduar se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Nga ana tjetër, vëzhguesit kanë ngritur shqetësime serioze në lidhje me mënyrën e numërimit të votave. Sipas tyre, nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Ata pretendojnë gjithashtu se një pjesë e fletëve ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, duke e konsideruar këtë si një shkelje të rëndë të procedurës zgjedhore.

Për pasojë, procesi i numërimit është pezulluar përkohësisht, në pritje të verifikimeve mbi pretendimet e ngritura. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të fundit