Flash News

E-TJERA

Tensione mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Tensione mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në

Në një takim maratonë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave deputetët socialistët dhe ministrat e kabinetit të tij. Fokusi ishte tek puna parlamentare dhe çuarja përpara e projekteve në fusha të ndryshme.

Para grupit socialist raportuan Arbjan Manziku, bashkëkryetar i Reformës Territoriale dhe Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli.

Edhe pse kishte kërkuar një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, nuk ndodhi një gjë e tillë në takimin e zgjeruar.

Sipas informacioneve nga mediat bëhet me dije se ka patur tensione në dy momente mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit.

Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.

Gjithashtu edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama duke e pyetur pse qesh, ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës që nëse ke diçka për të thënë thuaje.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku./A2CNN/

Të fundit