Flash News

E-TJERA

Tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës, policia nuk lejon mbështetësit e Belerit

Tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës,

Në Himarë ka nisur mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak. Pavarësisht kërkesës për të dalë nga qelia e për t’u betuar si kryetar, GJKKO rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit.

Që në nisje, mbledhja është shoqëruar me tensione pasi mbështetësit e Fredi Belerit kanë kërkuar të futen në sallë, por nuk janë lejuar nga policia.

Efektivët pretendojnë se nuk ka vende bosh në sallë.

“Nxirrni jashtë punonjësit e bashkisë”, kanë thënë mbështetësit e Belerit. Të pranishëm në mbledhje janë edhe ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Të fundit