Flash News

E-TJERA

Tensione në Kuvend/ Nikolla nuk i jep të drejtë fjale opozitës, miraton mes tymueseve dhe pa diskutime rendin e ditës

Tensione në Kuvend/ Nikolla nuk i jep të drejtë fjale

Seanca e sotme në parlament po zhvillohet mes tensioneve dhe kaosit.

Ndërsa disa deputetë të opozitës kanë hedhur tymuese në sallë, në shenjë proteste pasi nuk u jepet e drejta e fjalës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në bashkëpunim me mazhorancën ka nisur të miratojë rendin e ditës pa votim.


Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zhvillim normal të seancave parlamentare apo të punës në Komisione, derisa, siç shprehen, të respektohen të drejtat themelore të tyre.

Ata akuzojnë shumicën për refuzimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore, apo se po kërkon të imponojë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore. 

 

Të fundit