Flash News

E-TJERA

Tensione te streha e patronazhistëve në Tiranë, Braçe shpërthen në kërcënime, policia rri duarkryq

Tensione te streha e patronazhistëve në Tiranë, Braçe

Një situatë e paprecedentë ka ndodhru ën rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ku Syri Tv ka zbuluar një zyrë patrtonazhistës të cilët vepronin në mënyrë të fshehtë.

Pasi grupi i xhirimit të Syri Tv iu afrua zyrës, patronazhistët u larguan mënjehërë me vrap duke mbuluar fytyrat.

Situata gravoi pas ndërhyrjes së deputetit socialist Erion Braçe i cili shpërtheu në fyerje e ofendime, madje preku fizikisht edhe gazetaren Ambrozia Meta.

“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës) Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris”, ka thënë Braçe.

Gazetarja i është drejtuar duke i thënë: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi.

Në disa momente ka pasur dhe përplasje fizike me një nga përfaqësuesit e PD-së Olek Hanku që ka bërë denoncimin nëpolici.

"Ik ore copë mishi mos të shoh këtu”, i është drejtuar Braçes.

Në moment, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, ka telefonuar policinë dhe ka bërë denoncim. Por, efektivët nuk kanë ndërhyrë ende.

Të fundit