Flash News

E-TJERA

Tensionet me policinë, Lapaj: Efektivët civilë erdhën për të intimiduar qytetarët

Tensionet me policinë, Lapaj: Efektivët civilë erdhën

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj komentoi incidentin e ndodhur sot gjatë protestës së thirrur prej tij.

Duke folur për News24, ai tha se disa persona civilë kanë filmuar dhe fotografuar protestuesit, duke e cilësuar këtë si përpjekje për intimidim.

“Nuk e kam fshehur simpatinë dhe vlerësimin për Policinë e Shtetit. Ajo është garancia për çdo qytetar, kur është polici e shtetit dhe jo e bandave. Por mes policisë kishte disa civilë që u bënin foto njerëzve. Pse duhen këta, kur ka kamera në çdo cep? Nëse duan të na identifikojnë, ka kamera ose le të vijë një efektiv me uniformë,” tha ai.

Sipas tij, prania e civilëve që fotografojnë protestuesit krijon pasiguri dhe frikë, duke cenuar të drejtën e protestës paqësore.

Të fundit