Flash News

E-TJERA

Tensionet me Rusinë, konsulli i nderit në Ukrainë: Janë 5-7 mijë shqiptarë që jetojnë në zonë të rrezikuar

Tensionet me Rusinë, konsulli i nderit në Ukrainë: Janë 5-7

Konsulli i nderit të Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari, ka folur rreth situatës së tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë dhe gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në shtetin ukrainas.

Në një intervistë për A2 CNN, Bajraktari u shpreh se gjendja mund të normalizohet vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve diplomatike, duke shtuar se një ndërhyrje ushtarake mund të shkaktonte ‘katastrofë’.

“Çdo gjë mund të ndodhë, por jeta vazhdon, çdo gjë funksionon normal. Zhvillimet janë shqetësuese, por gjërat gjatë kohës do të normalizohen, përmes përpjekjeve diplomatike. Shpresojmë të mos ndodhë ndërhyrja ushtarake, mund ta quajmë katastrofike deri diku. Rusia është ndër bashkëpunëtorët kryesorë të NATO-s, në arenën ndërkombëtare. Ukraina kërkon të marrë tashmë pavarësinë që i takon, të cilën e shpallur prej 30 vitesh tashmë, por ndikimi rus e ngadalëson këtë”, tha Bajraktari.

Shqiptarët që jetojnë në Ukrainë, theksoi Bajraktari, ndodhen në një zonë të rrezikuar ku është e mundur hyrja e Rusisë.

“Janë rreth 5-7 mijë shqiptarë që kanë ikur prej vitesh atje. Ata janë në zonë të rrezikuar, sepse janë në zonën e Odesës, një nga zonat ku mund të hyjë Rusia. Nuk mendojnë të largohen, e kanë jetën e tyre të lidhur me Ukrainën”, tha ai.

Të fundit