Flash News

E-TJERA

Tensionet me Rusinë, Meta takon ambasadorin ukrainas: Shqipëria është në krah të Kievit

Tensionet me Rusinë, Meta takon ambasadorin ukrainas: Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shukrov, në kuadër të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë vizitës me ambasadorin, presidenti ka konfirmuar pozicionin e Shqipërisë në krah të Ukrainës “si një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar.”

Postimi i plotë:

Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

 

Të fundit