Flash News

E-TJERA

Tensionet në Kuvend, ambasada e SHBA: Nxisim palët të angazhohen në debat konstruktiv

Tensionet në Kuvend, ambasada e SHBA: Nxisim palët të angazhohen

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas tensioneve në seancën plenare të së hënës.

Në një reagim në Facebook, ambasada nxit palët të angazhohen në një debat konstruktiv  dhe të respektojnë vlerat e qytetarisë.

SHBA shprehet se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Të fundit