Flash News

E-TJERA

Tensionet në Kuvend, ambasadori i BE: Të ulen tensionet dhe të shmangen sulmet

Tensionet në Kuvend, ambasadori i BE: Të ulen tensionet dhe të

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në seancën plenare të së hënës në Kuvend, ku deputetët demokratë protestuan pas burgosjes së Ervin Salianji.

Gonzto tha për mediat se palët duhet të ulen dhe të dialogojnë për të shmangur tensionet dhe sulmet.

Ambasadori i BE theksoi se deputetët e Kuvendit duhet të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje”, u shpreh ai.

Të fundit