Flash News

E-TJERA

Tensionet në protestën e PD, sqaron gazetarja: Nuk kisha qëllim të nxisja hetim

Tensionet në protestën e PD, sqaron gazetarja: Nuk kisha qëllim

Gazetarja e Euronews Albania, Besarda Demushi, ka reaguar pasi SPAK nisi hetimet ndaj dy deputetëve Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas tensioneve në protestën e PD.

Demushi, përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar se qëllimi i denoncimit të saj nuk ka qenë nisja e hetimeve ndaj demokratëve, por tensioni që u shkaktua në protestën e thirrur më 16 maj nga PD.

Demushi sqaron se Balliu ka shkuar për të qetësuar situatën.

“Gjatë një momenti tensioni në protestën e fundit, reagova publikisht dhe denoncova dy deputetë në një gjendje të tensionuar dhe emocionalisht të fortë, jo vetëm për mua, por besoj për çdo gazetar që ndodhej aty.

Si gazetare, e vetëdijshme për peshën e fjalës publike, ndjej detyrimin të sqaroj se nuk kisha për qëllim të nxisja ndonjë hetim.

Kjo nuk është një tërheqje, por një reflektim i ndershëm për të mbrojtur vlerat që përfaqësoj: profesionalizëm, objektivitet dhe përgjegjësi.

Gabimet ndodhin. Rëndësi ka t’i pranojmë dhe t’i korrigjojmë me dinjitet.

Gjithashtu, dua të sqaroj se nuk kam asnjë pretendim ndaj Klevis Balliut, i cili erdhi në atë moment për të qetësuar situatën”, shkruan gazetarja.

Të fundit