Flash News

Rajoni

Tensionet në Ukrainë, mediat boshnjake: Serbët e Bosnjes mbështesin agresionin rus

Tensionet në Ukrainë, mediat boshnjake: Serbët e Bosnjes

Teksa Perëndimi, SHBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje të vazhdueshme Rusisë të distancohet nga sulmet mbi Ukrainën, nga Bosnja vjen një përkrahje për Vladimir Putin.

Mediet boshnjake kanë shprehur shqetësimin për një poster që është vendosur në zonën e quajtur Banja Luka, me mbishkrimin “Zgjedhja është e jona. Rusët e Ukrainës, serbët janë me ju. Ajo quhet liri!”.

Mësohet se posteri është vendosur nga Lëvizja Popullore Serbe, e cila njoftoi se do t’i drejtojë ambasadorëve të Rusisë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, një kërkesë për t'ua përcjellë letrën e tyre të hapur mbështetje përfaqësuesve të rajonit Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.

“Forca e mbështetjes reciproke, të popullit serb dhe rus, do të përcaktojë të ardhmen e tyre të njëjtë, e cila mund të jetë e artë”, thuhet në deklaratë.

Perëndimi dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar se Rusia ka në plan të pushojë Ukrainën, ndërsa një deklaratë e ministres së Jashtme britanike dje thoshte se Putin ka për qëllim të aneksojë edhe Ballkanin Perëndimor.

Të fundit