Flash News

E-TJERA

Tensionet në veri/ Begaj telefonon Vjosa Osmanin, zbardhet biseda

Tensionet në veri/ Begaj telefonon Vjosa Osmanin, zbardhet biseda

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani, pas tensioneve të krijuara nga serbët në veri. Presidenca bën me dije se Begaj përshëndeti vendimin e matur të Kosovës për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit.

Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe theksoi se Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.

Begaj është shprehur se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Begaj gjatë bisedës telefonike me presidenten Osmani.

Të fundit