Flash News

Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë ‘kërcënojnë’ finalen e Champions League, UEFA mban shpresat tek “Wembley”

Tensionet Rusi-Ukrainë ‘kërcënojnë’ finalen e

Paralajmërimet dhe thirrjet për një luftë të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës, që vendos në rrezik edhe rajonet e tjera të botës, kanë ‘kërcënuar’ edhe Ligën e Kampionëve.

Daily Mail raporton se UEFA është duke bërë një vlerësim të situatës, pasi në kushtet aktuale duket  pamundur që finalja e Champions League të mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.

Finalja e ligës është planifikuar të zhvillohet në Gazprom Arena më 28 maj. Wembley mund të jetë një vend i mundshëm zëvendësues, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë deri në finale këtë vit.

UEFA po monitoron nga afër situatën me synimin për të hartuar një plan emergjence nëse është e nevojshme.

Putin ka urdhëruar trupat e tij të hyjnë në Ukrainë me një 'mision paqeruajtës' pasi ai njohu zyrtarisht rajonet lindore të vendit si shtete të pavarura.

Lëvizja ka rritur shqetësimet se do të çojë në një pushtim rus të Kievit prej shumë kohësh. Kryeministri Boris Johnson tha se vendimi i Putinit për të njohur dy republikat separatiste të Ukrainës ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Të fundit