Flash News
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Tensionohet protesta e banorëve të Thumanës, policia hedh gaz lotjsellës
Banorët e Thumanës kanë protestuar sërish për të kërkuar hapjen e rrugës.
Situata mes tyre dhe efektivëve të policisë është tensionuar, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës ndaj banorëve.
Fillimisht, policia ka hedhur ujë dhe më pas gaz lotsjellës për të ndaluar protestën e banorëve. Banorët kanë mbetur të lënduar nga gazi, ku mes tyre ka pasur dhe fëmijë.
Qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj punonjësve të policisë, që sipas tyre me urdhër të qeverisë kërkojnë t’i ndalojnë të mos kërkojnë të drejtat e tyre.
“Ne të bëjmë punën tonë, këta të vetët, s’kemi përse të konfliktohemi. Le të hapin rrugën, ne pagesën e bëjmë. Pse duhet të humbas një orë kohë për të shkuar në shtëpi. S’kam ndërmend të zihem me këta që na kanë sjellë. Mund ta paguaj traun, e kam bërë dhe në Spanjë e kudo. Unë e kam biletën për Angli, por kam vëllain, motrën, njerëzit e mi. Lë t’i japin zgjidhje, unë s’kam ndërmend të përplasem me Policinë”, u shpreh qytetari.