Flash News

E-TJERA

Tensionohet situata para kryeministrisë, FNSH shpërndan turmën me spraj lotsjellës

Tensionohet situata para kryeministrisë, FNSH shpërndan turmën me

Është tensionuar sërish situata nga protesta e zhvendosur prej më shumë se një ore para godinës së kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit kanë nisur të sulmojnë me forcë dhe gurë dyert e godinës, kanë ndërhyrë menjëherë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Tensionohet situata para kryeministrisë, FNSH shpërndan turmën me

FNSH ka shpërndarë menjëherë turmën, ndërsa më pas ka hedhur mbi ta edhe spraj lotsjellës. Turma ndërkohë nuk është tërhequr dhe ka nisur të qëllojë me gurë dhe sende të forta sërish në drejtim të forcave të FNSH të pozicionuar para godinës kryeministrore.

Nga protesta e deritanishme ka disa të lënduar mes tyre policë e gazetarë, si dhe protestues të shoqëruar në komisariat.

 

Të fundit