Flash News

E-TJERA

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, pamje nga momenti i arrestimit të autorit

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, pamje nga momenti

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të dyshuar, Bardhyl Fusha për tentativën e grabitjes së ndodhur sot në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, pranë një banke të nivelit të dytë.

Në video shihet një prej efektivëve të policisë teksa i vendos prangat të dyshuarit, ndërsa disa metra më tutje një tjetër punonjës policie qëndron me armë në dorë, duke siguruar perimetrin dhe parandaluar çdo tentativë largimi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Fusha ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, si dhe arma tip kallashnikov që dyshohet të jetë përdorur gjatë ngjarjes.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka sekuestruar armën dhe provat materiale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Të fundit