Flash News

E-TJERA

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve nën hetim për 3 vepra penale

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve nën hetim

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, pas dyshimeve për për sulmin kibernetik në SPAK në muajin mars. 

Sipas informacionit të publikuar, Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:

-Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike-Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal

-Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Njoftimi: 

Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
• Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal
• Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Të fundit