Flash News

E-TJERA

Tentohet të vritet kryeprokurori në Bullgari, atentat me 3 kg tritol në mes të rrugës

Tentohet të vritet kryeprokurori në Bullgari, atentat me 3 kg tritol

Një atentat me tritol ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Gershev, ka ndodhur këtë të martë në Bullgari. Mediat raportojnë se Gershev i ka shpëtuar një atentati me rreth 3 kilogramë tritol.

Kryeprokurori që ishte objekt i atentatit i shpëtoi mrekullisht shpërthimit të ndodhur rreth orës 11:45, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer në momentin kur makina e Gershev kaloi, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Shpërthimi krijoi një krater në diametër tre metra dhe 30-40 centimetra të thellë, ku fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

Ende nuk është zbuluar se kush fshihet pas këtij atentati, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime duke bërë edhe ekspertizën e mbetjeve që ka lënë eksplozivi.

Sipas kreut të Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, eksplozivi ishte vendosur në një kthesë pranë fshatit Kovaçevtsi.

 “Bomba nuk ishte më pak se 3 kilogramë TNT, sipas opinionit paraprak të ekspertëve, por gjithashtu me copëza që shpërthyen dhe u përplasën me pemët në anën tjetër të rrugës. Saçmet e metalit që gjetëm kishin përmasat e thoit të një njeriu”, tha Borislav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar

“Detyra jonë është të mbrojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë dhe do ta bëjmë këtë”, tha Petar Todorov, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme

 

Të fundit