Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Tentoi ta korruptonte me 20 euro, polici i vë prangat emigrantit në kufi
Policia Kufitare në Kapshticë ka goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Si rezultat është shoqëruar në komisariat shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.
"Ky shtetas, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë." thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat 29-vjeçarin për veprime të mëtejshme.