Flash News

E-TJERA

Tentoi të arratisej, i mituri në Vlorë përplas makinën e policisë, plagoset një efektive

Tentoi të arratisej, i mituri në Vlorë përplas makinën

Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht automjetin e policisë në Vlorë, duke lënë të plagosur një efektive.

Ngjarja ndodhi pasi i mituri nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Efektivët e ndoqën 15-vjeçarin në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe gjatë tentativës për t’u arratisur, përplasi mjetin e policisë duke e kthyer përmbys.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në aksident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, por nuk pati të lënduar.

I mituri është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit