Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Tentoi të dilte nga kufiri me mbi 19 mijë euro të padeklaruara, procedohet 38-vjeçari
Policia kufitare e Kakavijës, ka proceduar penalisht një 38-vjeçar pasi ky i fundit tentoi të dilte nga Shqipëria me 19,150 euro të padeklaruara.
Pas procedimit penal, janë sekuestruar paratë dhe i riu do të akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.