Flash News

E-TJERA

Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë, kapet i riu në Muriqan

Tentoi të dilte nga Shqipëria me drogë, kapet i riu në

Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar  Vilson Tahiri, një 34-vjeçar nga Shqipëria, pasi dyshohet se donte të dilte nga vendi me një sasi lënde narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit