Flash News

E-TJERA

Tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës, si u kap ‘mat’ efektivi

Tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës, si u kap

Nevis Ibrahimi, efektiv pranë IEVP Drenovë, ka rënë në pranga pasi tentoi të fuste drogë për të burgosurit.

Ibrahimi i cili kryente shërbim në regjimin e Brendshëm të Burgut të Drenovës, ishte mbajtur nën kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Sot ishte urdhëruar një kontroll i detajuar në ambientet e burgut, kun ë pjesën e të mathurave Ibrahimit i është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë e mbështjellë me një beze të bardhë.

Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh organet drejtuese kishin urdhëruar që të mbahej në survejim.

Të fundit