Flash News

E-TJERA

Tentoi të fuste drogë në IEVP Fier gjatë takimit me një të dënuar, procedohet një shtetas

Tentoi të fuste drogë në IEVP Fier gjatë takimit me një

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit trupor të ushtruar në dhomën e kontrollit, shtetasit Sajmir Përpalaj iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Nga verifikimet rezultoi se Përpalaj ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin Aleksandër Mehmetaj, i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.

Në vijim, u kryen veprimet procedurale përkatëse, u njoftua Prokuroria dhe Specialisti i SHKBB-së, për ndjekjen e mëtejshme ligjore të rastit.

Të fundit