Flash News

E-TJERA

Tentoi të grabiste bashkinë Durrës në orët e vona të mbrëmjes, kapet në flagrancë i riu (video)

Tentoi të grabiste bashkinë Durrës në orët e vona

Policia raporton një tentativë për të grabitur bashkinë Durrës. Një i ri është kapur në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë.

I arrestuari është një 27-vjeçar me iniciale Xh.K. I riu banon në Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit