Flash News

E-TJERA

Tentoi të grabiste një bankë, policia greke plagos shqiptarin

Tentoi të grabiste një bankë, policia greke plagos shqiptarin

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur nga policia greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë.

asaj që shkruajnë mediat greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Mësohet se i arrestuari po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, në një dyqan të Bankës në zonën e Omonias, një punonjës i Bankës ka aktivizuar alarmin për një grabitje.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë së ekipit të DI.AS, si dhe një makinë patrulluese e Veprimit të Menjëhershëm. Autori, tek i cili u gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Të fundit