Flash News

E-TJERA

Tentoi të hynte me karikator të mbushur në burgun ku votohej, ndalohet polici në Korçë

Tentoi të hynte me karikator të mbushur në burgun ku votohej,

Një punonjës i policisë së Korçës ëshët kapur në flagrancë me një karikator pistolete të mbushur.

Mësohet se Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit teksa futej në ambientet e brendshme të IEVP Drenovë ku po votojnë të burgosurit. Gjata është gjetur me karikatorin e mbushur të pistoletës.

Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Ende nuk dihet se pse punonjësi i policisë ka tentuar të hyjë në ambientet e burgut me karikator të mbushur.

Të fundit