Flash News

E-TJERA

Tentoi të kalonte 16 mijë euro të padekeklaruara, ndalohet 55-vjeçari nga Kosova

Tentoi të kalonte 16 mijë euro të padekeklaruara, ndalohet

Një 55-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri 16.000 euro të padeklaruara.

Ai u kap në pikën kufitare të Morinës, teksa udhëtonte me automjet tip “Audi”.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat 55-vjeçari me iniciale G. M., po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi:

Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit