Flash News


E-TJERA

Tentoi të kalonte kufirin me 11790 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 58-vjeçari nga Kosova

Tentoi të kalonte kufirin me 11790 euro të padeklaruara, procedohet

Një shtetas kosovar është proceduar penalisht nga policia pasi fshehu në automjetin e tij me qëllim mosdeklarimin, 11 790 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan kishin bërë kontroll të imtësishëm në automjetin e 58-vjeçarit dhe kishin gjetur para të padeklaruara.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DEKLARATA E POLICISË:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit