Flash News

E-TJERA

Tentoi të kalonte me pasaportë diplomatike false, bie në pranga 57-vjeçarja në Rinas

Tentoi të kalonte me pasaportë diplomatike false, bie në pranga

Policia ka arrestuar një 57-vjeçare pasi akuzohet se tentoi të kalonte përmes Rinasit me pasaportë diplomatike dhe dokumente false. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetësja me inicialet D.I, banuese në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja D. I., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi tentoi të kalonte kufirin me disa dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë diplomatike dhe dokumente pune), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi H. P., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasen D. I., për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Të fundit