Flash News

E-TJERA

Tentoi të kalonte nga Rinasi me euro dhe dollarë të pa deklaruara, procedohet 45-vjeçarja kineze

Tentoi të kalonte nga Rinasi me euro dhe dollarë të pa

Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëria përmes Rinasit, me euro dhe dollarë të padeklaruara.

Sipas policisë, shtetasja A. W., kishte me vete 61,755 euro dhe 10,000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit.

“Gjatë kontrollit të imtësishëm në pikën kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë zbuluar se shtetasja A. W., e cila ishte në përpjekje për të dalë nga Shqipëria, nuk kishte deklaruar shumën e konsiderueshme të parave që po transportonte. Gjetja e këtyre parave pa deklarim ka çuar në referimin e rastit në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë”, njofton policia.

Të fundit