Flash News

E-TJERA

Tentoi të kryente një vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Tentoi të kryente një vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i kapur në Kosovë është ekstraduar në Shqipëri.

Hamit Berisha, 56 vjeç, kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”’

Ky shtetas dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit