Flash News

E-TJERA

Tentoi të mbyllte një çështje penale, AMP ekzekuton masën “arrest në burg” për ish-oficerin e policisë gjyqësore

Tentoi të mbyllte një çështje penale, AMP ekzekuton

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e policisë gjqësore, L.F, 46 vjeç.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Të fundit