Flash News

E-TJERA

Tentoi të mbyste me litar ish-gruan, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Greqi

Tentoi të mbyste me litar ish-gruan, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

33-vjeçari shqiptar  Zhuljan Prenci, është arrestuar  në Greqi pasi, ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të mbysë me litar ish-bashkëshorten e tij 26-vjeçare greke.

Bëhet me dije se Prenci ka thyer portën e shtëpisë së ish-gruas, duke hyrë brenda e duke e goditur me shkelma, ndërsa në një moment tentoi ta mbyste me litar. E reja ka kërkuar për ndihmë ku nga dhoma ngjitur dolën prindërit e saj.

Prenci mësohet ta ketë goditur ish-gruan me grushte në kokë, si dhe e ka kafshuar në krahun e djathtë. E gjithë ngjarja ka ndodhur edhe në praninë e fëmijës së tyre vetëm 10 muajsh.

33-vjeçari shqiptar u pikas nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.

Të fundit