Flash News

E-TJERA

Tentoi të pë*dhunonte një 75-vjeçare, arrestohet 62-vjeçari në Ersekë

Tentoi të pë*dhunonte një 75-vjeçare, arrestohet

Policia e Kolonjës ka arrestuar një 62-vjeçar me inicialet A. P., i cili akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një gruaje të moshuar në fshatin Psar, Ersekë.

Sipas raportimeve, 62-vjeçari dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës së një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në vijim të hetimeve, Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas akuzohet se ka thyer dritaren e banesës së një të moshuare dhe ka tentuar të kryejë aktin e dhunshëm,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Të fundit