Flash News

E-TJERA

Tentoi të përdhunonte dy vajza të mitura, shqiptari rrezikon burgim të përjetshëm në Michigan

Tentoi të përdhunonte dy vajza të mitura, shqiptari rrezikon

Endi Bala një 23-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në Michigan, pasi ka tentuar të rrëmbejë dhe të përdhunojë dy vajza të mitura.

Bala ka tentuar që të rrëmbejë një vajzë 7-vjeçare, teksa më herët kishte tentuar të rrëmbente dhe përdhunonte një 15-vjeçare, por ra në prangat e policisë.

Ndërkohë prokurori i çështjes, Mark Laws, kërkoi një garanci prej 5 milionë dollarësh, por avokati i Balës tha se kjo do të ishte e tepërt dhe e papërballueshme pasi ai tashmë kishte një detyrim prej 2 milionë dollarësh në Clinton Township.

Gjithashtu prokurori tha se dyshonte se Bala mund të largohej nga SHBA, pasi ai kishte udhëtuar në Shqipëri tre herë në gjashtë viteve të fundit, duke e lënë kështu në arrest me burg.

Të fundit