Flash News

E-TJERA

Tentoi të rilidhte kabllot elektrike të këputur, humb jetën 59-vjeçari në Vlorë

Tentoi të rilidhte kabllot elektrike të këputur, humb jetën

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Y. B., ka tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputur në oborrin e banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Llampave”.

"Shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit