All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tentoi të shiste kallashnikov, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë, pranga edhe bashkëpunëtorit të tij

All - Paragraf - 1

Tentoi të shiste kallashnikov, arrestohet 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasi tentoi të shiste kallashnikov.

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrollit të mjetit tip "Audi" që drejtonte 34-vjeçari u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në Sarandë.

Në pranga është vënë edhe E. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin për të shitur armën e zjarrit.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 8”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë, në vende të ndryshme, në fshatin Berdenesh, dhe u vunë në pranga shtetasit:

E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës;

E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit