Flash News

E-TJERA

Tentoi të shmangte burgun me identitet të rremë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Tentoi të shmangte burgun me identitet të rremë, arrestohet

Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga autoritetet gjermane më 11 shkurt, pasi tentoi të shmangte një dënim të mëparshëm me burg duke përdorur një identitet të rremë gjatë kontrollit të emigracionit.

Sipas mediave gjermane, ndonëse shqiptari kishte një pasaportë të vlefshme, ai pretendoi se nuk dispononte aktualisht lejen italiane të qëndrimit. Policia federale verifikoi identitetin e tij përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe zbuloi se ai ishte tashmë i njohur nga autoritetet me një emër tjetër.

Gjithashtu, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria Publike e Bremenit që nga viti 2019. Shqiptari ishte dënuar me disa vite burg për trafik droge dhe, pasi kreu një pjesë të dënimit, ai u deportua në Shqipëri. Në momentin e dëbimit, ai ishte paralajmëruar se do të përballej me riburgim nëse rikthehej në Gjermani.

Tashmë, ai është vënë në pranga dhe do të përballet me autoritetet gjermane për shkeljen e urdhrit të deportimit dhe rikthimin e tij të paligjshëm në vend.

Të fundit